Po luhet në stadiumin olimpik të Katalonjës, sfida e parë gjysmëfinale mes Barcelonës dhe Inter-it. Supersfida ka nisur direkt me gol dhe janë zikaltrit ata që kanë gjetur të parët rrjetën.

Pas një kundërsulmi të shpejtë,  Danzel Dumfries kroson në zonë për Marcus Thuram, francezi dërgon topin në rrjetë me finte, që në sekondën e 33-të. SHIKOGOLIN

Në minutën e 20-të, Inter shënoi edhe golin e dytë, pas një krosimi të Hakan Calhanoglu nga goditja e këndit, Acerbi me kokë asiston për Danzel Dumfries, holandezi dërgon topin në rrjetë me stil “gërshëre”. SHIKOGOLIN

Në minutën e 24-të, Barcelona kundërpërgjigjet me Lamine Yamal, djaloshi spanjoll shënon një gol shumë të bukur.  SHIKOGOLIN

Në minutën e 38-të, Barcelona barazon shifrat me Ferran Torres. Një top i bukur i Pedri-t në zonë për Raphinha-n, braziliani asiston me kokë për Torres, i cili dërgon topin në rrjetë duke barazuar shifrat. SHIKOGOLIN

The post Ferran Torreeeeeeeees! Barcelona barazon shifrat ndaj Inter-it, kombinim spektakolar Pedi-Rpahinha-Torres appeared first on Telesport.