Bilall Kasami ka folur për kandidatin e VLEN për kryetar të Kërçovës.

I pyetur në Click Plus në TV21 për Fatmir Limanin, Kasami tha se është më i miri, por se e bën të vështirë kandidimi i Shkodran Alilit dhe Fatmir Deharit.

“Ideja është që BDI të nxjerr dy kandidatë një që është i pavarur dhe që më veç më u promovua dhe i dyti, kryetari aktual i BDI-së, Fatmir Dehari, që në këto rrethana e vështirëson shumë Fatmir Limanin si një kandidat që për ne është më i miri për Kërçovën sepse me tre kandidatë shqiptarë seriozisht rrezikohet që Kërçova të humbasë që në rundin e parë”, tha Kasami.

Kasami ka folur edhe për Strugën.

“Një biznesmen ka qenë i gatshëm të garojë për Strugën nëse e përkrah VLEN-i. T ë gjithë ishim “Ok” përveç Taravarit”, tha Kasami.