Iniciativa për reforma në BFI reagon pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese me çka vendimi për shpalljen e “Medresesë Isa Beu” si institucion shtetëror arsimor, shpallet antikushtetues, transmeton TV21.
Nga Iniciativa për reforma në BFI thonë se kryesia aktuale e BFI-së, duke përmendur kryetarin e saj, Shaqir Fetahu nuk di ta zgjidhë problemin real me Medresenë.
Sipas tyre, duhet ndryshim rrënjësor i ligjit për kishat, bashkësitë fetare dhe grupet religjioze.
“Për shkak të kësaj situate përplot manipulime dhe gënjeshtra të Shaqir Fetahut, Iniciativa për Reforma në BFI, disa herë deri më tani, ka kërkuar nga qeveria e re një ndryshim të plotë dhe rrënjësor të ligjit për kishat, bashkësitë fetare dhe grupet religjioze, si dhe transformimin e Komisionit për Marrëdhëniet me Bashkësitë Fetare. Ne besojmë se vetëm duke e ndryshuar ligjin për kishat, bashkësitë fetare dhe grupet religjioze dhe duke e transformuar komisionin në një institucion aktiv, efektiv dhe përgjegjës, do të zgjidhet problemi me shkollën e mesme teologjike islame, “Medresenë Isa Beu”. Në fakt, vetëm kështu. ajo do ta rifitojë autoritetin e saj tek myslimanët e vendit dhe më gjerë, cilësinë e mësimdhënies dhe sigurisht cilësinë e kuadrit që do të përgatitet dhe diplomohet nga kjo shkollë, d.m.th
