Edhe pse dëshira ishte e madhe për të luajtur në Kupën e Botës për Klube, kompeticion që do të zhvillohet në këtë format për herë të parë, Cristiano Ronaldo ka refuzuar mundësinë për të marrë pjesë duke i qëndruar besnik Al Nassr.
Rivali kryesor i Al Nassr, Al Ahli, i cili do të marrë pjesë në Kupën e Botës për Klube, i ka dhënë portugezit mundësinë për t’iu bashkuar atyre vetëm për këtë kompeticion, por Ronaldo e ka refuzuar.
Shumë tifozë prisnin që Ronaldo të pranonte këtë propozim dhe të merrte pjesë në Botërorin e Klubeve, kompeticion ku do të marrë pjesë Leo Messi me Inter Miami, por portugezi ka preferuar të mos ndryshojë ambient dhe të “pushojë” në këtë kohë kur do të zhvillohet Kupa e Botës për Klube.
The post Ronaldo tregohet besnik ndaj Al Nassr, portugezi refuzon ofertën për të luajtur në Kupën e Botës për Klube appeared first on Telesport.
