G Bani dhe Valbona Mhilli ishin ndër personazhet më të komentuar në edicionin e katërt të Big Brother VIP Albania, ku shpesh herë u përfol për një afrim të veçantë mes tyre, megjithëse romanca nuk u konkretizua gjatë kohës që ishin brenda shtëpisë.

Por duket se raporti i tyre ka marrë tjetër drejtim jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Dyshja kanë shpërndarë një video të përbashkët në rrjetet sociale, e cila është bërë virale në pak kohë.

Në video, ata shihen shumë afër njëri-tjetrit dhe në fund i dhurojnë njëri-tjetrit një përqafim të ngrohtë – gjest që ka nxitur reagime të shumta në rrjet, duke ngritur dyshime nëse mes tyre po lind një romancë.

Komentet e fansave nuk kanë munguar, ku shumë prej tyre shprehen se “duken bukur bashkë” dhe spekulojnë se mund të jetë nisja e një lidhjeje jashtë kamerave të Big Brother.

A është kjo thjesht një miqësi e ngushtë apo fillimi i diçkaje më shumë? Mbetet të shihet në vazhdim./Sinjali/