Toni Kroos, ish-mesfushori i Real Madridit, ka folur me superlativa për Pedrin në podcastin e tij, siç raportohet nga “Marca”. Këto janë deklaratat e tij: “Është më i miri në botë në rolin e tij. Për mua, një lojtar si Pedri është më i rëndësishëm se Lamine Yamal, Raphinha apo Lewandowski.
Ata i vendosin ndeshjet, por për të arritur deri aty, Pedri është aktualisht lojtari më i mirë në botë në rolin e tij. Pedri, në përgjithësi, është një lojtar që të mungon kur nuk luan, pa marrë parasysh kundërshtarin. Nuk kufizohet te golat apo asistet, ai ofron zgjidhje.
E kam vëzhguar çfarë po bën këtë sezon, dhe jo vetëm në Champions. Po i dominon kundërshtarët në çdo ndeshje. Në La Liga, është edhe më spektakolar. I ka kaluar mesatarisht 11-12 herë mbrojtësit për ndeshje, çka është një nga gjërat më të vështira për një mesfushor.
Është më i miri. Nëse e humb një lojtar si ai, e ndien menjëherë. Pedri është një nga të paktët mesfushorë në rolin e tij që ka dhuntinë për të dribluar në hapësira të ngushta. Një lojtar si Pedri të ndihmon në çdo fazë të lojës”.
The post Kroos lartëson Pedrin: Është më i miri në botë në rolin e tij, vlen më shumë se sulmuesit appeared first on Telesport.
