Ka përfunduar në Madrid turneu Masters 1000, me triumfin e bjelloruses Aryna Sabalenka për femra dhe norvegjezit Casper Ruud për meshkuj.

FEMRA – Për Sabalenka kjo është hera e tretë që fiton turneun madrilen. Në finalen e luajtur në fushat me dhè ajo mundi 2-0 (6-3, 7-6) rivalen amerikane Coco Gauff, në një ndeshje me rivalitet vetëm në setin e dytë.

Për bjellorusen ky është suksesi i tretë sezonal, i 21-ti në karrierë, një triumf që e mban në krye të renditjes, madje duk u shkëputur ndjeshëm nga rivalet e saj.

MESHKUJ –

Norvegjezi Casper Ruud fitoi në Madrid turneun e parë Masters në karrierën e tij, i 13-ti në karrierë. Një rikthim te suksesi që mungonte prej gati një viti.

Në finale ai mundi 2-1 (7-5, 3-6, 6-4) anglezin Jack Draper, një ndeshje që zgjati dy orë e 30 minuta. Një ndeshje e dueluar dhe me emocione, me Ruud që arriti të triumfojë me meritë në fund.

The post Aryna Sabalenka dhe Casper Ruud triumfojnë në turneun Masters të Madridit appeared first on Telesport.