Sërish nuk u arrit kuorumi në Kuvendin e Kosovës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Udhëheqësi i seancës konstituive, Avni Dehari propozoi votimin e fshehtë që paraprakisht duhej të votoheshin anëtarët e komisionit për të cilët nuk ishin numrat. 56 deputet votuan për, 1 kundër. Sërish PDK, AAK, LDK dhe Lista Serbe nuk morën pjesë në votim.