Manchester United thuhet se po shqyrton mundësinë e transferimit të yllit të Barcelonas, Ronald Araujo, me një kusht.

Sipas Football365, United do të bëjë një ofertë për të rekrutuar 26-vjeçarin nëse kualifikohet për Champions League sezonin e ardhshëm.

Megjithatë, ata mund ta bëjnë këtë vetëm nëse fitojnë Europa League të këtij sezoni – me ekipin e Ruben Amorim në prag të arritjes në finale pas një fitoreje 3-0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Athletic Bilbao.

Araujo nënshkroi një kontratë të re deri në vitin 2031 me Barcelona-n në janar, por raportet sugjerojnë se mungesa e kohës së rregullt të lojës së qendërmbrojtësit po ‘shkakton shqetësim’ dhe nëse roli i tij nuk është i garantuar në formacionin titullar, ai mund të ‘shqyrtojë një ndryshim të situatës’.

Kjo nuk është hera e parë që United është lidhur me ndërkombëtarin uruguaian, me Araujon që thuhet se shihet si ‘guri i themelit’ i projektit të ri në mbrojtje të Djajve të Kuq.

Araujo ka bërë 22 paraqitje për Barcelonën këtë sezon, një sezon që u kushtëzua nga një dëmtim në kofshë gjatë muajve të parë.

Por edhe kur është rikthyer në formë, ndonjëherë është lënë në stol pas Pau Cubarsi dhe Inigo Martinez.

The post United ka gati ofertën për Araujo-n, por do ta bëjë vetëm me një kusht appeared first on Telesport.