Drejtori sportiv Eberl këtë javë do të prezantojë strategjinë e tij për merkaton e Bayern në verë. Kushti kryesor i drejtuesve është ulja e pagave dhe blerja e lojtarëve në moshë të re.

Flitet që Bayern nuk do të tentojë një sulmues qendre të dytë për të zëvendësuar Harry Kane. “Nuk kemi para”, është justifikimi i bordit.

Pritet që Bayern të transferojë një qendërmbrojtës dhe alternativat janë dy: Ko Itakura nga Gladbach dhe Jonathan Tah nga Bayer Leverkusen.

Ndërkohë, buxheti është gati për Florian Wirtz. Objektivi kryesor kushton 120 mln euro dhe Bayern është gati të paguajë.

The post 120 mln euro plus një qendërmbrojtës, zbulohet plani i Bayern për merkaton appeared first on Telesport.