Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka përmbyllur fushatën elektorale në qytetin e Elbasanit.

Ai theksoi se 45% e shqiptarëve janë larguar nga vendi si pasojë e keqqeverisjes.

“Varfëria u rrit, çmimet kapën stratosferën dhe ne e gjetëm veten përsëri njerëzit më të keq paguarit të rajonit. E gjetëm veten me çmimet më të larta në rajon. Me mijëra biznese u mbyllën, me mijëra ferma falimentuan. 45 % e shqiptarëve u larguan nga Shqipëria”, tha ai.