Nga Bashkimi Demokratik për Integrim thonë se janë të zhgënjyer me sjelljen e partnerëve shqiptarë në koalicionin qeveritar. Nga BDI thonë se atyre po u diktohet se me kë guxojnë të bisedojnë.
“Çdo ditë dëgjojmë – jo vetëm nga Kryeministri, por edhe nga përfaqësues të VMRO-së dhe partnerë të tjerë maqedonas – kush me kë guxon të bisedojë, kush me kë mund të bashkëpunojë dhe kush me kë është kapur duke u takuar. Partnerët shqiptarë poshtërohen publikisht, sikur të ishin fëmijë që kanë bërë gabime, e detyrohen të japin llogari para mediave për plane të tyre politike, për takime apo për ide të cilat nuk ua ka aprovuar Mickoski. Këto parti harrojnë se mandatin nuk ua jep Hristijan Mickoski, por votuesi shqiptar – i cili, në fakt, nuk ua dha fare”, thuhet në reagimin e BDI-së.
