Me mendjen te finalja e Europa League ndaj Tottenham, por edhe te merkato. Drejtuesit e “Djajve të Kuq” kanë nisur që tani nga puna për të përforcuar ekipin për sezonin e ri. Objektiv parësor i “Djajve” është të forcojnë linjën sulmuese, duke qenë gati të shpenzojnë mbi 140 milionë euro për 3 përforcime në këtë repart.
Amorim ka kërkuar emra jo shumë të njohur, por lojtarë cilësorë dhe mbi të gjitha që e njohin mirë Premier League. Një nga emrat në listë është Antoine Semenyo, sulmuesi i Bournemouth i cili ka tërhequr vëmendjen në Premier League për fuqinë dhe shpejtësinë e tij. Transferimi i ganezit vlerësohet të jetë rreth 45 milionë euro, një shifër që United do të ishte i gatshëm të paguante duke qenë se sulmuesi është një kërkesat e padiskutueshme të Amorim.
Një tjetër objektiv është sulmuesi i Ipsëich Town, Liam Delap. Pavarësisht rënies së ekipit të tij në Championship, Delap ka qenë një nga të paktët që ka bërë përshtypje këtë sezon. Sulmuesi anglez ka një klauzolë lirimi prej 36 milionë eurosh drejtuesit e United thuhet se kanë nisur bisedimet dhe zyrtarizimi pritet të vijë javën e parë që hapet zyrtarisht merkato.
Synimi i tretë i United është transferimi Matheus Cunha, braziliani i cili po shkëlqen me Wolves dhe vlera e tij në treg është 60-65 milionë euro.
The post Amorim po përgatit një super ekip për sezonin e ri, 144 milionë euro vetëm për sulmin appeared first on Telesport.
