Real Madridi i është bashkuar rivalëve vendas Atletico Madridit në garën për të nënshkruar mbrojtësin e Tottenham, Cristian Romeron, në merkaton e verës.

Atletico Madridi është lidhur shumë me një transferim të 27-vjeçarit, i cili duket se do të largohet nga Tottenhami gjatë verës.

Tani, sipas The Sun, Real Madrid e ka identifikuar Romeron si një objektiv parësor, ndërsa kërkon të forcojë mbrojtjen.

Trajneri i ri, Xabi Alonso, thuhet se është një “tifoz i madh” i Romero-s dhe i ka kërkuar klubit ta nënshkruajë atë sapo ai të marrë zyrtarisht drejtimin e ekipit.

Reali pritet të ketë një verë të ngjeshur me Trent Alexander-Arnoldin që ka të ngjarë t’i bashkohet gjigantëve spanjollë si pjesë e këtij riorganizimi.

The post E do Xabi Alonso, Real sfidon Atletico Madrid për 55 milionëshin argjentinas appeared first on Telesport.