Pas spekulimeve në opinion se Marrëveshja e Partneritetit Strategjik midis Maqedonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar përfshin, ndër të tjera, lejimin e këtij vendi të deportojë emigrantë në vendin tonë, sot ambasadori Metju Lloson i mohoi këto pretendime. Sipas tij, Marrëveshja përcakton bashkëpunim shumë të ngushtë midis dy vendeve në luftën kundër krimit, përfshirë trafikimin e qenieve njerëzore dhe drogës, si dhe shkëmbim të zgjeruar të informacionit të inteligjencës. Por në asnjë rrethanë nuk do të ketë dërgim të emigrantëve, dhe në këmbim, Maqedonia do të marrë hua të favorshme.
“Ky është plotësisht një tregim tjetër i çështjes për kthimin e emigrantëve dhe kështu me radhë. Dhe ky nuk është qëllimi. Andaj dua që të jem me të vërtet i qartë me qeverinë, sepse mendoj se absolutisht pajtohem se ky është partneritet i gjerë. Ekziston siguria dhe mbrojta, tregtia, arsimi dhe investimet. E di se për momentin ka shumë spekulime në shtypin britanik, posaçërisht ngа ЕPS për këtë dhe sigurisht e keni parë atë dhe absolutisht keni të drejtë që pyesni për këtë. Por kjo marrëveshje nuk ka të bëjë me atë”, tha Mettju Lloson, Ambasador i Britanisë së Madhe në Maqedoni.
