Po luhet në  mitikun “Wembley” finalja e FA Cup mes Crystal Palace dhe Manchester City. Kjo është mundësia e fundit për ekipin e drejtuar nga Pep Guardiola për ta mbyllur me të paktën një trofe këtë sezon të dështuar. Rezultati u zhbllokua në minutën e 16-të, ku Eberechi Eze shënoi pas një aksioni spektakolar të Crystal Palace dhe asistit të Munoz. SHIKOGOLIN

Në minutën e 35-të, Manchester City pati shansin e artë të barazonte shifrat pasi Bernardo Silva u pengua brenda zonës dhe arbitri akordoi penallti, por Omar Marmoush gaboi nga 11-metrat. Goditja e egjiptianit pritet nga Dean Henderson.

Në minutën e 58-të, Crystal Palace gjeti rrjetën sërish, por goli i shënuar nga Daniel Munoz u anullua pas ndërhyrjes së VAR, për pozicion jashtë loje. SHIKORASTIN

Pati protesta të ashpra nga stafi i Crystal Palace, por pamjet e publikuara i japin të drejtë vendimit të arbitrit.

The post Finalja e Fa Cup: Crystal Palace shënon golin e dytë ndaj City-t, por VAR dhe arbitri mbajnë në lojë ekipin e Guardiolës appeared first on Telesport.