U kapën fyt për fyti! Pretendohet se anëtarët e kabinetit të presidentit dhe kryeministrit të Serbisë u përle*shën fizik*isht

Një video e publikuar në rrjetet sociale ka nxitur reagime të shumta në Serbi. Pretendohet se bëhet fjalë për një incident që ka ndodhur në autostradën në drejtim të Nishit, ku është regjistruar një përplasje mes eskortës së kryeministrit serb Gjura Macut dhe një automjeti në të cilin ndodheshin anëtarë të kabinetit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Videon e ka publikuar në rrjetin social X (ish-Twitter) edhe kryetari i Partisë Demokratike, Srxhan Milivojeviç.

Mediat serbe raportojnë se në video dëgjohet një zë femre, që dyshohet se është këshilltarja e presidentit Vuçiq, Suzana Vasiljeviç. Ajo shihet duke dalë nga vetura dhe dëgjohet duke bërtitur: “Tani do t’ia q* nanën”, ndërsa një pjesëtari të sigurimit të kryeministrit Macut i drejtohet me fjalën “idiot”.

Më tej në video dëgjohet një zë tjetër femëror që deklaron se bëhet fjalë për delegacion nga zyra e presidentit Vuçiq, pas së cilës pason një përplasje fizike mes pjesëtarëve të sigurimit të të dyja palëve.