A kishte tensione mes presidentit turk Rexhep Taip Erdogan dhe presidentit francez Emmanuel Macron në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë?
Dy ditë pas takimit, janë shpërndarë pamje kur shihet për një moment sesi presidenti turk Erdogan ia shtrëngon gishtin homologut të tij francez Emmanuel Macron, pasi paraprakisht shtrënguan duart.
Momenti në fjalë ndodhi pasi presidenti francez ofroi dorën me pëllëmbën poshtë, në një gjest të dukshëm dominues.
Erdogan, nga ana tjetër, u përgjigj duke ‘kapur’ njërin nga gishtat e homologut të tij dhe duke e mbajtur atë për disa sekonda shumë të gjata, duke injoruar të gjitha përpjekjet e Macron për t’u çliruar.
A u përpoq presidenti francez të krijonte epërsi psikologjike duke vendosur dorën e tij mbi dorën e presidentit Erdogan?
