Arben Taravari nëpërmjet një statusi në Fejsbuk ka komentuar fjalimin e kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili adresoi kritika ndaj Taravarit për vendimin e tij për dalje nga qeveria, përcjell TV21. Taravari shkruan shkurt:

“Pushteti i vërtetë është populli. Shihemi në Tetor i cili është afër…shumë afër!”

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme, Taravari në një status në Fejsbuk shkroi se është krenar për daljen e Aleancës për Shqiptarët (ASH) nga Qeveria dhe tha se do të fitojnë në zgjedhjet lokale në tetor.

“Jam krenar për secilin prej jush që është pjesë e Aleancës për Shqiptarët, jam krenar për të gjithë ju që qëndruat të palëkundur gjatë daljes sonë nga Qeveria. Atyre që përpiqen të na portretizojnë si të ndarë, ju them – seria juaj nuk është e suksesshme, me krenari jemi më të fortë se kurrë. Mos harroni, ne jemi fituesit në tetor”, shkroi Taravari në profilin e tij në Fejsbuk.