Me ndeshjet e xhiros së 30-të që u luajtën sot, përfundoi kampionati i ligës së dytë në sezoni 2024/2025. Krahas Makedonija Gj.P, në ligën e parë është kualifikuar edhe KF Arsimi, pasi shënoi fitore ndaj Vardar Negotinës me rezultat 0:4, duke mbyllur sezonin në pozitën e dytë në renditje me 65 pikë. Ekipi nga Çegrani i Gostivarit do të luajë në elitën e futbollit në Maqedoninë e Veriut.

Ndërkaq, ekipi tjetër shqiptar, Bashkimi do ta kërkojë biletën për në Ligën e Parë përmes një ndeshjeje vendimtare balotazhi kundër Besës së Dobërdollit. Djemtë nga Kumanova mbyllën sezonin me fitore ndaj Bregallnicës.