Mickoski edhe sot foli për ndryshimet që planifikon t’i bëj në Qeveri kah fundi ose fillimi i vitit të ardhshëm. Kryeministri tha se kjo periudhë duhet të na shërbejë si motiv shtesë për të punuar më shumë dhe më me përkushtim, sepse qytetarët presin zgjidhje për shumë probleme.
“Periudha e cila është para neve duhet të jetë motiv shtesë për të gjithë ne, të japim më shumë energji për shkak se këtë ua kemi borxh qytetarëve. Ata këtë e presin nga ne sepse ka shumë probleme për tu zgjidhur. Për fat të keq trashëgimia nga e kaluara është e madhe edhe pse shumë punë i kemi zgjidhur, mbeten edhe shumë tjera për ta realizuar atë që qytetarët e presin nga ne. Është e logjikshme që te disa qytetarët të ketë pakënaqësi të caktuar, të ketë më pak durim, për shkak se janë të dëshpëruar, të mashtruar me dekada”, tha Hristijan Mickoski.
