Jurgen Klop është ndoshta emri që i bën tifozët e Romës të ëndërrojnë më shumë për një trajner të ri. Dhe është sigurisht një emër që pronari Dan Friedkin do të donte ta shihte në stolin e verdhekuqve.

“Do të ishte zgjedhja e tij, e cila do të thyente modelin dhe do të sillte përsëri entuziazmin e pakontrollueshëm që pasoi njoftimin e Hoze Murinjos. Nuk e di nëse do të ketë sukses, por kam pak dyshime se po përpiqet…”, zbuloi për Adnkronos një burim amerikan me njohuri të ngushta të biznesit të familjes Friedkin.

I njëjti burim, disa ditë më parë, kishte kërkuar të mos nënvlerësohej tundimi i pronarit teksanitar për të surprizuar përsëri me punësimin e një trajneri të nivelit të lartë jashtë listës së profileve të “arritshme” të hartuara nga Ranieri dhe Ghisolfi.

A është vërtet emri i Klopp një emër i mundshëm apo është thjesht një sugjerim?

Për ta sjellë atë në kryeqytet, nevojiten para dhe një projekt që mund ta bindë ish-trajnerin e Liverpullit e Dortmund të rikthehet në fushë, duke hequr dorë nga roli i tij si supermenaxher i klubeve të kontrolluara nga “Red Bull”. Aspekti i parë është i lidhur ngushtë me rregullat dhe kufizimet e “Fair Play Financiar”.

E dyta varet, natyrisht, nga zgjedhjet personale të Klopit dhe gjithashtu nga garancitë teknike që Roma duhet të vërë në tryezë.

The post “Bomba” nga mediat italiane, Jurgen Klop në Seria A? appeared first on Alsat.