Shporta minimale konsumuese në maj arriti 63.908 denarë. Shpenzimet për një amvisëri katëranëtarëshe janë më të larta për 1.217 denarë krahasuar me prillin, tregojnë përllogaritjet e Lidhjes së sindikatave të Maqedonisë, përcjell TV21. Me një banesë me qira prej 60 metrave katrorë shporta është 79.283 denarë. Shpenzimet për ushqime dhe pije në shportën minimale në maj janë 22.434 denarë, 954 denarë dhe janë më të larta krahasuar me prillin.
Nga sindikata thonë se pagat duhet të rriten sepse rriten edhe shpenzimet për jetë, sidomos pas skadimit të masave të qeverisë. Masat e qeverisë për marzha të kufizuara skaduan në fund të prillit pas çka qytetarët reaguan se çmimet e ushqimeve rriten në mënyrë drastike.
