Ronaldo de Assis Moreira, i njohur për të gjithë si Ronaldinho, ka dhënë një intervistë për “MARCA”, ku ka lavdëruar atë që sot shihet si pasardhësi i tij dhe i Messit te Barcelona; Lamine Yamal.

“Messi dhe unë e kemi shkruar tashmë historinë, tani është radha e Lamine Yamal ta bëjë të njëjtën gjë. Është e jashtëzakonshme ajo që ka treguar deri tani, duke qenë kaq i ri dhe me kaq shumë talent. Më pëlqen të shikoj lojtarë si ai, i bëjnë mirë futbollit. Shpresoj që të ketë një karrierë si e jona”.

A është mirë apo jo të krahasohet Yamal me Ronaldinhon apo Messin?
Asnjëherë nuk më kanë pëlqyer këto lloj krahasimesh, sepse çdo futbollist ka stilin e vet të lojës. Ajo që ka rëndësi është që Lamine Yamal t’iu sjellë gëzim njerëzve, siç bëra unë në kohën time dhe siç bëri Messi më pas. Shpresoj që të vazhdojë në të njëjtën rrugë si deri tani.

A ka shanse për “Topin e Artë”?
Lamine Yamal është pranë fitimit të “Topit të Artë”. Ka shumë lojtarë të mëdhenj në botë, por ai tashmë është pjesë e asaj elite. Më duket befasuese ajo që bën, sepse është shumë i ri, por mund të bëjë histori duke e fituar jo vetëm një herë ‘Topin e Artë’, por disa herë.

Për atë që në Spanjë dhe Brazil u pa si padrejtësi, mungesa e ‘Topit të Artë’ për Vinicius Jr, ju çfarë mendoni?

Po, ishte një padrejtësi, sepse prej vitesh po fiton kompeticionet më të rëndësishme dhe ka shënuar gola vendimtarë në finalet e Ligës së Kampionëve. Mendoj se e meritonte.

Sa mundësi ka PSG ta fitojë Ligën e Kampionëve ndaj Interit?
Shpresoj që po. PSG më ka trajtuar me shumë dashuri kur erdha për herë të parë në Europë dhe prej vitesh e ndjek këtë ëndërr. Tani ka një trajner të madh, që është edhe mik i imi. Shpresoj që gjithçka të shkojë mirë dhe të fitojnë më në fund këtë Champions të shumëpritur.

Së fundi, si ju duket Carlo Ancelottin si trajner i ri i Brazilit?
Më pëlqen. Kemi punuar bashkë, e njoh mirë dhe mendoj që është një vendim i mirë nga CBF. Si brazilian, jam i lumtur dhe shpresoj që të bëjë një punë të shkëlqyer, të fitojë Kupën e Botës.

The post Ronaldinho: Fillimisht unë, pastaj Messi, tani është radha e Yamal. Ancelotti? Mund të fitojë Kupën e Botës appeared first on Telesport.