Nga nesër, 24 maj, do të hapet për qarkullimin e automjeteve tuneli i Llogorasë, vepra që shkurton distancën drejt bregdetit jugor të Shqipërisë. Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh edhe ministre e Infrastrukturës, bëri të ditur se kalimi në tunel do të jetë pa pagesë deri më 15 shtator. Kjo sipas saj, për të mbështetur industrinë e turizmit. Sipas saj, ndalohet kalimi vetëm për mjetet e tonazhit të rëndë.

Me një gjatësi prej 6 kilometrash, tuneli i Llogorasë përbëhet nga dy tuba, ai kryesor dhe një tunel emergjence, të lidhur me 11 dalje. Tuneli jo vetëm lehtëson qarkullimin, por gjithashtu redukton kohën e udhëtimit nga Dukati në Palasë, e cila më parë zgjaste rreth 30 minuta, në vetëm 7 minuta.