Minnesota fitoi sot në fushën e saj 143-101 ndaj Oklahoma në finalen e tretë play off të Konferencës së Perëndimit në NBA.
Ky është suksesi i parë për Minnesota, ndërkohë që Oklahoma vijon të udhëheqë serinë, tashmë me shifrat 2-1.
Një ndeshje pa histori, komanduar nga vendasit, që dominuan në fushë ndaj skuadrës me rekordin më të mirë të sezonit të rregullt.
Anthony Edwards me 30 pikë e Julius Randle me 24 pikë bënë diferencën në fushë për Minnesota, ndërsa Shai “ngeci”, duke realizuar vetëm 14 pikë.
Edhe ndeshja e katërt do të luhet në fushën e Minnesota.
Konferenca e Lindjes-Finale
New York – Indiana, (0-2)
Konferenca e Perëndimit-Finale
Oklahoma – Minnesota, 101-143 (2-1)
The post Minnesota mposht Oklahoma dhe rihap garën për titull në Perëndim appeared first on Telesport.
