Nevoja për të balancuar situatën financiare dhe për të siguruar të ardhurat e duhura për të bërë ndërhyrjet e nevojshme në merkato, e kanë detyruar Barcelonën të nxjerrë në shitje tre nga yjet e saj.
Ronald Araujo është emri i parë në listë. Uruguajani rinovoi në janar me katalanasit, por largimi i tij në merkaton e verës është i sigurt. Qendërmbrojtësi uruguaian pasi u rikthye nga një dëmtim i gjatë nuk ka arritur dot të fitojë formën e dikurshme, ndaj drejtuesit e klubit katalanas janë të hapur për shitjen e tij dhe e vlerësojnë atë 60-70 milionë euro.
Emri i dytë në listë, që përbën jo pak surprizë është Gavi. Pavarësisht potencialit dhe moshës së tij të re, mesfushori andaluzian nuk e ka fituar dot vendin e tij si lojtar i rregullt në formacionin e Hansi Flick. Vlera e tij e lartë në treg dhe interesi i shtuar nga klubet e Premier League e bëjnë atë një opsion shumë tërheqës për të gjeneruar të ardhura që i nevojiten Barcelonës në merkato. Klubi katalanas pret oferta për gavi-n, jo më pak se 80 milionë euro.
I treti në listë, por jo më pak i rëndësishëm është Fermin Lopez. Prania e Dani Olmo në një pozicion të ngjashëm, e nderlikon shumë situatën e Fermin Lopez, i cili e ka thuajse të pamundur të jetë titullar. Bordi i Barçës e sheh atë si një mundësi për një shitje strategjike dhe çmimi i tij mund të jetë rreth 80 milionë euro.
The post Barcelona nxjerr në shitje Araujo-n, Fermin Lopez dhe Gavi-n, ja çmimi që kërkon për secalin prej tyre appeared first on Telesport.
