Ish-kampioni i Juventusit, Michel Platini, ka dalë në mbrojtje të Kylian Mbappé. Në sezonin e tij të parë te Real Madridi, nën drejtimin e Carlo Ancelottit, ish-kampioni i botës ka realizuar plot 42 gola në të gjitha kompeticionet, mes La Liga-s dhe kupave.

Këto janë fjalët e tij, të raportuara nga “RMC Sport” në Francë: “Mbappé është një djalë fenomenal. Ka shënuar 42 gola në Spanjë, ka fituar ‘Këpucën e Artë’, është golashënuesi më i mirë në Europë. Do të thotë që ka bërë mirë në këtë sezon. Luajti në një skuadër që nuk pati një vit të jashtëzakonshëm. Edhe Real Madridi po plaket disi. Carlo Ancelotti e ka përfunduar ciklin e tij”.

Ish-lojtari i Nancy dhe Juventusit e ilustroi idenë me përvojën personale, duke kujtuar se edhe ai kishte qenë golashënuesi më i mirë i sezonit, pa mundur ta ndihmonte skuadrën të fitonte. Më pas shtoi:

“Mbappé është një fenomen, është një sulmues që shënon. Mos i kërkoni të luajë si Messi, Modric, Platini apo Zidane. Është një sulmues, jo qendërsulmues…, nuk e kuptoj çfarë mendojnë trajnerët e rinj.

Është një sulmues që shënon. Kjo është gjëja më e rëndësishme. Pastaj, duhet të dish një gjë: ose ndërton një skuadër që luan për të, ose ndërton një skuadër që luan mirë. Kjo është vështirësia”.

The post Platini mbron Mbappé: Mos i kërkoni të luajë si unë apo Messi, por është fenomen appeared first on Telesport.