Ish-presidenti i UEFA-s, legjenda e futbollit francez, Michel Platini i ka dhënë një këshillë trajnerit të ri të Real Madridit, Xabi Alonso, në lidhje me sulmuesin Kylian Mbappe.
Ai e këshillon Alonso-n ta ndërtojë ekipin e ri të Realit me në qendër Mbappe, por nuk duhet t’i kërkojë atij të luajë si Messi, Modric, Zidane apo edhe vetë Platini.
“Alonso duhet të ndërtojë një ekip të përqëndruar rreth Mbappe-së, ose një ekip që të jetë i aftë ta bëjë Mbappe-në të luajë mirë dhe të japë më të mirën e tij. Alonso nuk duhet t’i kërkojë Mbappe-së të luajë si Messi, Zidane, Modric apo si unë. Mbappe është sulmues dhe detyra e tij kryesore është të shënojë gola”, tha Platini.
Kujtojmë që në sezonin e tij të parë me Real Madrid, Kylian Mbappe shënoi 31 gola vetëm në La Liga dhe 43 në të gjitha kompeticionet, duke arritur të fitojë edhe “Këpucën e Artë” në Europë për këtë sezon.
The post Këshilla për Xabi Alonso-n në lidhje me Mbappe: Mos i kërko të luajë si Messi, Modric, Zidane apo Platini. Detyra e tij është… appeared first on Telesport.
