Franca do ta ndalojë pirjen e duhanit në të gjitha ambientet e hapura që frekuentohen nga fëmijët, ka njoftuar ministrja e Shëndetësisë dhe Familjes, Catherine Vautrin.
Ndalimi do të hyjë në fuqi më 1 korrik dhe do të përfshijë plazhet, parqet, oborret e shkollave, stacionet e autobusëve e ngjarjet sportive.
“Duhani duhet të zhduket aty ku ka fëmijë”, ka thënë Vautrin në një intervistë për “Ouest-France”.
“Liria e duhanpirjes duhet të marrë fund aty ku nis liria e fëmijëve për të marrë ajër të freskët”, ka shtuar ajo.
Tarracat e kafeneve mund të jenë hapësira ku do të lejohet të pihet duhan.
Sipas ministres, kushdo që shkel këtë rregull do të gjobitet me 135 euro.
The post Franca ndalon duhanin në plazhe, parqe e afërsi të shkollave appeared first on Alsat.
