Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se në Kosovë është e domosdoshme krijimi i një strukture të ngjashme me SPAK-un në Shqipëri, për të luftuar korrupsionin e lidhur me pushtetin dhe familjarët e politikanëve.

“Le ta provojnë fatin. Se në Kosovë, fatin nuk e provojnë më qytetarët — por familjarët e pushtetarëve. Edhe në subvencione, edhe në grante, edhe në shitblerje të megavatëve. Fat familjarëve. Kosovës ndërsa i duhet një ‘SPAK’. Le ta ‘provojnë fatin’ aty më pas. Do ta bëjmë!”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.