Oscar Piastri me McLaren siguroi “pole position” në Barcelonë, i vlefshëm për garën e Cmimit të Madh të spanjës në Formula 1. Piloti australian dha kohën 1’11”546, duke fituar duelin me shokun e tij të skuadrës Lando Norris, i dyti.
Në vijën e dytë të nisjes janë Max Verstappen (i treti me Red Bull) dhe George Russell (i katërti me Mercedes), që nuk ishin në gjendje të duelonin me dy pilotët e McLaren. Makina britanike ishte gjithnjë një marsh më shumë se ajo e rivalëve.
Vetëm i pesti Lewis Hamilton me Ferrari, që la pas Kimi Antonelli (i gjashti) mne Mercedes. Ndërsa në vendin e shtatë u rendit makina tjetër Ferrari, ajo e Charles Leclerc, që nuk ishte në ditën e tij më të mirë.
Në “top-10” edhe Pierre Gasly, Isack Hadjar e Fernando Alonso. Provat e sotme treguan edhe një herë se gara e së dielës në Spanjë do të jetë një duel brenda familjes McLaren, por surpriza mund të vijë nga starti apo ndonjë strategji ndryshe gomash.
The post McLaren dominon provat zyrtare në Spanjë, Piastri siguron “pole position”, rivalët janë larg appeared first on Telesport.
