Një qendër e re sportive dhe rekreative është hapur në vendbanimin 11 Oktomvri, komuna Kisella Vodë, duke i dhënë këtij komuniteti urban një kënd të ri të gjelbër dhe shumëfunksional. Kjo qendër u ndërtua me mbështetjen e kompanisë VLT. Në hapje morën pjesë kryetari i komunës së Kisella Vodës dhe përfaqësues të kompanisë VLT, përkatësisht Lotarisë Shtetërore dhe Video Kazinove Austria.
“Jemi në një nga qendrat shumëfunksionale, falë kompanisë VLT që mori pjesë në procesin e ndërtimit të këndit të lojërave. Së bashku vendosëm që në mënyrë simbolike këndi i lojërave të emërtohet sipas emrit të njërit prej banorëve të këtij vendbanimi, i cili për fat të keq humbi jetën shumë herët në moshën 21 vjeç”, Dragan Kërstev, dhe në mënyrë simbolike do ta mbajë emrin e tij, tha Orce Gjorgjievski, kryetar i Kisella Vodës.
“Është bukur kur mblidhemi për raste të bukura, ky është një rast i tillë i bukur. Si pjesë e projektit tonë “Luaj me më të mirët, luaj me kampionët”, Videolotaria, me donacion prej 3.5 milionë denarëve, mundësoi vënien në funksion të këtij terreni sportiv shumëfunksional, ku në të ardhmen si të vegjëlit ashtu edhe të rriturit do të mund të luajnë sporte të ndryshme”, u shpreh Viki Çadikovska drejtoreshë marketingu i videolotarisë Kasinos Austria
