Paris Saint-Germain ka shkruar historinë e tyre, duke fituar për herë të parë Ligën e Kampionëve.

Skuadra franceze triumfoi 5-0 në finale përballë Interit, duke qenë dominuese që nga fillimi e deri në fund.

Francezët e mbyllën pjesën e dytë me rezultat 2-0 falë golave të shënuar nga Achraf Hakimi dhe Desire Doue.

Në fraksionin e dytë të ndeshjes ata realizuan edhe tri herë të tjera përmes Doue, Kvaratskhelia dhe Mayulu.

Telegrafi do t’ju mbajë të informuar rreth çdo lajmi për finalen e madhe të Ligës së Kampionëve.