Trajneri Fabio Capello ka dhënë një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, ku është ndalur te situata e Simone Inzaghit tek Interi: “Unë do të kisha thënë se Kupa e Botës për Klube ofron menjëherë një mundësi për t’u rifutur në lojë dhe se do të punoja për atë objektiv. Nëse përgjigjesh si Inzaghi, ka diçka që nuk shkon. Ndoshta zhgënjimi i madh, ka nevojë të qetësohet, por dyshimet mbeten. Më duket si pararendja e një lamtumire”.
Capello vazhdon analizën e tij: “Besimi i klubit është kusht thelbësor. Në vendin e tij, do e thërrisja Marottën dhe do t’i thoja ku duhet të firmos për të vazhduar bashkë. Zemërimi dhe zhgënjimi pas një humbjeje të rëndë mund të justifikojnë dëshirën për të ndryshuar ambient, por nëse largohesh drejt Al Hilal, atëherë bëhet thjesht një çështje ekonomike. Pastaj, a jemi të sigurt që raporti me tifozët do të mbetet i njëjtë pas finales së Mynihut?”
Po nëse Inzaghi vendos të qëndrojë tek Interi? Capello shpjegon: “Kupa e parë e Botës për Klube në histori është një skenë për t’i treguar botës fytyrën më të mirë të Interit. Inzaghi, nga ana tjetër, mund të rifillojë nga këto 4 vite me zikaltrit, në të cilat ka ndërtuar një grup të fortë dhe ka arritur dy herë në maja të vështira si finalja e Champions League. Nuk mund të harrohet ky rrugëtim, nderime për Inzaghin. Tani duhet të përfitojë nga kjo përvojë dhe të përqendrohet te kampionati”.
Po nëse Interi vendos të ndryshojë? Capello përfundon: “Marotta nuk do të gjendet i papërgatitur, me siguri ka studiuar një plan B. Kushdo që do të vijë, duhet të dijë si të menaxhojë një skuadër të ndërtuar për skemën 3-5-2”.
The post Capello për të ardhmen e Inzaghit: Ja si do të veproja unë, Marotta ka gati planin B appeared first on Telesport.
