Pas një gare plot tension dhe polemika në fundin e saj, Max Verstappen më në fund bëri atë që e bën rrallë publikisht: Të pranojë një gabim. Në profilin e tij zyrtar në Instagram, 4 herë kampioni i botës në Formula 1 pranoi përgjegjësinë e tij për aksidentin e shkaktuar ndaj George Russell.

Holandezi mori një dënim prej 10 sekondash në garë dhe iu hoqën 3 pikë nga superliçensa e tij. Kjo ka bërë që ai të jetë vetëm një pikë larg skualifikimit me një garë në rast se gabon sërish. “Në Barcelonë patëm një strategji emocionuese dhe një garë të mirë, derisa doli makina e sigurisë”, tha Verstappen.

Zgjedhja jonë e gomave për fundin dhe disa lëvizje pas rinisjes pas makinës së sigurisë nxitën zhgënjimin tim, duke çuar në një manovër që nuk ishte e drejtë dhe nuk duhej të kishte ndodhur. Unë gjithmonë jap gjithçka për ekipin dhe emocionet mund të jenë të larta. Së bashku fitojmë, së bashku humbim. Shihemi në Montreal”, tha Verstappen.

Ajo që ndoshta mungon në këtë falje është një lloj falje publike për pilotin e Mercedes, George Russell, i cili nuk përmendet kurrë në post dhe që në rrethana u bë viktima e pafajshme e zemërimit të Verstappen. Kush e di nëse mes të dyve, të paktën privatisht, ka pasur një lloj sqarimi.

The post Verstappen është një 1 pikë larg skualifikimit, kërkon falje për incidentin: Bëra një veprim të gabuar appeared first on Telesport.