Me propozim të rapotuesit Tomas Vajc, Komiteti për punë të jashtme i Parlamentit Evropian (AFET) sot e ka anuluar votimin për miratimin e Propozim-raportit për vendin për më 24 qershor.
Vajc me shpjegimin e propozimit theksoi se ka qenë dëshmitar i debateve intensive politike rreth raportit, por se absolutisht qëndron prapa dokumentit, për të cilin në bisedimet dhe kompromiset, siç tha, janë përfshirë të gjitha grupet e deputetëve në Parlamentin Europian.
“Ky është raport i Parlamentit Evropian dhe i Bashkimit Evropian. Ky raport nuk ka për qëllim zgjidhjen e çështjeve dypalëshe mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Megjithatë, e dimë se bëhet fjalë edhe për marrëdhënie dypalëshe, por gjithashtu të themi për sundimin e drejtësisë, për trajtimin e bashkësive pakicë tutje. Për këtë do të donim të kërkojmë anulim të votimit pas të raporti për më 24 qershor”, tha Vajc.
Ai theksoi se qëllimi i kësaj kërkese është t’u japë kolegëve të tij eurodeputetë, veçanërisht atyre nga grupet parlamentare të krahut të djathtë Konservatorët dhe Reformistët Evropianë (ECR) dhe Evropa e Kombeve Sovrane (ESN), mundësinë për të “përditësuar regjistrat e tyre të lobimit”.
Vajc iu drejtua eurodeputetit bullgar Ivajlo Vallçev nga partia Ka një Popull të Tillë (ITN), e cila është anëtare e ECR-së, duke theksuar se ai vetë kishte njoftuar tre takime lobimi.
“E di që ndonjëherë jemi pak të mbingarkuar me punë në zyrat tona dhe dua t’ju jap mundësinë të përditësoni regjistrat e lobimit tuaj dhe të ktheheni te ky votim më 24 qershor”, shtoi Vajc.
Kryetari i AFET-it, eurodeputeti gjerman Dejvid Mekalister, deklaroi se sipas praktikës, nuk ka nevojë për votim për propozimin, pasi ai vjen nga propozuesi i Raportit dhe konstatoi vetëm se deklarata mbi dokumentin është shtyrë për më 24 qershor.
