Klubi dëshiron t’i ofrojë trajnerit Massimiliano Allegri një ekip konkurrues përpara nisjes së sezonit 2025/26, prandaj ka shumë transferime te kuqezinjtë. Më i fundit në rend kronologjik do të kishte të bënte me mbrojtjen, ai që ka vuajtur më shumë në sezonin e kaluar.
Duke pasur parasysh largimet e mundshme të Malick Thiaë dhe Fikayo Tomori, Milan mund të synojë Kim Min-jae. Koreano-jugori është një lojtar i Bayern Munich, por mbi të gjitha një njohës i vjetër i Serie A. Ai ka luajtur me Napoli në Serie A, ku është dalluar në fushë.
Futbollisti i Koresë së Jugut ishte një nga shtyllat e ekipit që u shpall kampion 3 vite më parë dhe rikthimi i tij në Itali është një mundësi e mirë për të, pasi do të gjente më shumë minutazh se në Gjermani.
Sipas “La Gazzetta dello Sport”, vetë Kim thuhet se është gati të rikthehet në Serie A dhe Ii ka kërkuar agjentëve të shohin këtë mundësi. Problemet më të mëdha kanë të bëjnë me koston e transferimit dhe pagën.
Bayern Munich i ka thënë jo një huazimi, prandaj e vetmja zgjidhje është një transferim i përhershëm prej rreth 30 milionësh, për të shmangur një humbje kapitali. Sa i përket pagave, Kim fiton 6.5 milionë euro deri në vitin 2028.
The post Kim Min-jae i “shkel syrin”, Milan synon të rikthejë në Serie A një nga protagonistët e titullit të Napoli appeared first on Telesport.
