Ditën e nesërme pritet të zyrtarizohet transferimi i Tijjani Reijnders nga Milan te Manchester City për 55 milionë euro plus 15 milionë euro të tjera bonuse. Te Milan tashmë janë pajtuar me largimin e holandezit dhe kanë filluar nga puna për të gjetur një zëvendësues të denjë për të.

Një nga emrat që po qarkullon së fundmi në listën e Milan për të zëvendesuar Reijnders është edhe ai i Granit Xhakës. Kuqezinjtë janë gati të paguajnë 15-20 milionë euro për të sjellë në Milano mesfushorin shqiptar dhe t’i ofrojnë atij një rrogë 2-3 milionë euro në sezon, pak a shumë aq sa merr edhe te Leverkusen. Nga ana tjetër, klubi i Bundesligës është i gatshëm ta lërë të lirë Xhakën për 15-20 milionë euro, duke ditur që kontrata e tij skadon pas një viti dhe mund të largohet si lojtar i lirë.

Në listën e drejtorit sportiv, Igli Tare, ka dhe emra të tjera në mesfushë që po ndiqen dhe shihen si alternativa për të plotësuar boshllëkun e lënë nga largimi i Tijjani Reijnders. Milan po dnjek gjithashtu edhe emra si Adrien Rabiot, Samuele Ricci dhe Nicolo Rovella.

The post Nesër Reijnders zyrtarizohet te Man. City, Milan mendon për mesfushorin shqiptar appeared first on Telesport.