Rey Manaj ka reaguar pas momentit të vështirë që përjetoi në ndeshjen kundër Serbisë, specifikisht për humbjen e penalltisë në pjesën e parë.

Ai ka shkruar një reagim në rrjetet sociale, ku kërkon falje për gabimin e tij.

“Sot ndjej një dhimbje të madhe, që nuk mund ta shpjegoj me fjalë.

E di sa shumë prisnin shqiptarët nga kjo ndeshje dhe e di sa rëndësi kishte ajo për të gjithë ne. Më vjen thellësisht keq për penalltinë që humba. Si sulmues gjithmonë marr përgjegjësinë përpara portës dhe nuk arrita të bëj atë që duhej.

U kërkoj ndjesë të gjithë tifozëve shqiptarët, bashkëlojtarëve dhe stafit. Ju siguroj që kjo ndjesi nuk më lë rehat dhe do ta përdor si forcë për të ardhur më i fortë, për i përqendruar dhe më i vendosur”.

The post “Ndjej një dhimbje të madhe që nuk e shpjegoj me fjalë”, Manaj kërkon falje appeared first on Telesport.