I pari i VMRO-së, Hristijan Mickoski në konferencën për 34-vjetorin e Unionit të Forcave të Reja në VMRO-DPMNE bëri thirrje tek të rinjtë që të qëndrojnë në Maqedoninë e Veriut, përcjell TV21. Mickoski tha se ua ka shtrirë dorën të rinjve dhe se të njëjtit duhet të kenë sukses.

“Ju të rinjtë nuk jeni vetëm e ardhmja e këtij shteti. Ju jeni zemra e tashme më e fuqishme. Ju jeni gjenerata që do ta lëvizë Maqedoninë përpara, jo me frikë, por me ide, jo me ndasi, por me bashkim. Për këtë sot ju porosis, rrini këtu. Luftoni këtu, ndërtoni këtu. Maqedonia ka nevojë për mendjen tuaj, për kreativitetin tuaj, për reagimet tuaja që e ndryshon botën. Unë ua shtrij dorën të rinjve dhe nuk e kemi më luksin që mos të kemi sukses, gjenerata juaj duhet të ketë sukses, ky është shansi i fundit për sukses”, tha mes tjerash Mickoski.