Një kilogram dredhëza 200 denarë, po aq janë edhe qershitë, madje ato më të mirat janë 300 denarë. Shalqiri 50 denarë kilogrami.
Shumica e qytetarëve që pyetëm, ankohen se këto çmime janë ekstrem shtrenjtë për standardin e vendit.
-Jo shtrenjtë po shumë shtrenjtë.Populli është duke vuajtur për bukë dhe jo për gjëra të tjera. Dredhëzat 200 denarë, qershitë 300 denarë tepër shtrenjtë.
-Çfarë po blini ju më shumë?!
-Asgjë, çfarë do të blejmë.
-Ka ndikuar po shprazet xhepi, me këto kam ngelur me të imëta nuk ka më të holla të trasha.
-Shumë shtrenjtë, për mua shtrenjtë.
-A po blini si më herët?
-Po blejmë nga pak.
Përderisa po ankohen për çmimet, disa qytetarë theksuan se askush nuk merret më me bujqësi, andaj edhe çmimet janë larte.
-Çmimet siç i shihni vetë, shtrenjtë janë bërë.
Toka më nuk punohet, e kanë lënë tokën të gjithë, të rinjtë më nuk punojnë tokë jo!
Nga ana tjetër edhe shitësit ankohen se ka rënë puna në treg.
-Ka rënë puna, tezgat janë shumë shtrenjtë 5500 den paguajmë në muaj, shkon nuk shkon.
Nuk ka kush të punojë, unë jam prodhues, domethënëtekstualisht fuqia punëtore është ulur. Të rinjtë nuk duan të punojnë, të vjetrit dihet kështu shkojnë dhe kështu, kërkesa ka. E gjithë Maqedonia është këtu dhe kërkojnë mall, por mall nuk ka.
Shumica e qytetarëve që pyetëm, thonë se ata i blejnë vetëm gjerat elementare, ndërsa sa i përket frutave, do të presin kur të ulen çmimet.
