E ardhmja e Kristiano Ronaldos duket se do të vazhdojë të jetë tek Al Nassr. Portugezit i ka përfunduar kontrata me klubin nga Arabia Saudite dhe pak javë më parë dha një mesazh enigmatik, që u përkthye si largim i mundshëm.

Megjithatë duket se luzitani do të vazhdojë të jetë pjesë e klubit ku u bashkua në janar të vitit 2023. Pas fitimit të Ligës së Kombeve me Portugalinë, Ronaldo foli për gazetarët e pranishëm në stadium.

“E ardhmja? Asgjë nuk do të ndryshojë. Al Nassr? Po”, tha 40-vjeçari.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë, zbuloi të shtunën e 7 qershorit, që nuk do të marrë pjesë në Botërorin e Klubeve këtë verë, duke i dhënë fund dilemave, pasi emri i tij ishte lidhur me disa klube të ndryshme.

The post Ronaldo konfirmon të ardhmën e tij, nuk largohet nga Arabia Saudite appeared first on Alsat.