Me 65 vota PËR dhe 15 KUNDËR, Azir Aliu është zgjedhur ministër i ri i shëndetësisë. Për pasardhësin e Arben Taravarit në kolltuk, kryeministri Hristijan Mickoski tregoi pse ka propozuar që një informaticient të jetë ministër i shëndetësisë. Pritshmëritë e kryeministrit janë se Aliu do ta digjitalizojë sistemin shëndetësor.
Megjithatë debati për zgjedhjen kadrovike në shëndetësi u shndërrua në akuza të ndërsjella të partnerëve deridjeshëm të koalicionit. Deputeti HalilSnopçe tha se ata nuk mundet të kërcënohen dhe andaj janë kthyer në opozitë.
Nga BDI përsëri kërkuan zgjedhje të parakohshme parlamentare për shkak të, siç thonë, marrëdhënieve të përkeqësuara ndëretnike.
Përndryshe Albrim Hoxha u emërua zv.ministër i ri për bujqësi.
