Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se do të shkarkohet drejtori Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve, Arsim Idrizi, nëse i njëjti edhe njëherë në publik nuk drejtohet edhe në gjuhën maqedonase, përcjell TV21. Mickoski tha se nuk pret që Idrizi ta përsërisë këtë veprim.
“Nuk e di ku ka paralajmëruar Stoilkoviq…Shikoni, nëse konkretisht mendoni për atë moment ku në suaza të Kuvendit, drejtori nuk u drejtua në gjuhën maqedonase, unë kam folur dhe nuk pres që kjo të përsëritet. Nëse përsëritet, do të shkarkohet”, pohoi Mickoski./tv21.tv
