Në qiell të hapur para kuvendit disa deputetë dolën për të takuar dhe për të dëgjuar hallet qytetarëve. Qytetarët drejtpërsëdrejti mund t’i pyesnin ose t’i parashtronin ankesa deputetëve.

I pyetëm disa se çfarë kanë biseduar me deputetët, e ata thonë se ankesat e tyre nuk merren parasysh.

Disa nxënës thanë se u kanë kërkuar të ndryshohet ligji për arsimin e mesëm.

Deputetja Diana Toska tha se zakonisht qytetarët parashtrojnë shqetësime për vendet e tyre të punës dhe nxjerrjen e dokumenteve nëpër institucione. Ndërsa Sanja Llukarevska tha se të rinjtë kryesisht pyesin për inteligjencën artificiale.

Këtë aktivitet të quajtur, “Karvani parlamentar në parkun Gruaja – Luftëtarja në Shkup: Takoni Parlamentin, bisedoni me deputetët” e organizoi Kuvendi i RMV-së, ndërsa do të vazhdojë edhe në qytete tjera.