Përfundoi faza e parë e rikonstruktimit të të ashtuquajturin reparti i pasaportave në godinën e RTVM-së. Pritet që të ulet kaosi dhe rrëmuja në këtë repart për punë administrative ku nxirren dokumentet personale. Autoritetet njoftuan se banorët e Jegunocës, Bërvenicës, Sarajit dhe Likovës do të mund t’i marrin dokumentet e nevojshme në stacionet policore e jo të udhëtojnë në qytete. Në mënyrë shtesë, përgatitet edhe nismë për prodhim të formularëve për dokumente në Maqedoni në vend që të sigurohen nga vendet e huaja.

“Qytetarët e komunës së Bërvenicës, Jegunocës, Sarajit, Likovës…të gjithë ata më parë i shfrytëzonin shërbimet në qytetet më të mëdha si ato në Tetovë, Kumanovë dhe centrali në Shkup. Tani, me vendosje në funksion të shërbimeve administrative në çdo komunë, diku rreth 200 mijë qytetarë do t’i realizojnë nevojat e tyre në suazë të objekteve në komunat e tyre”, tha Pançe Toshkovski, Ministër I Brendshëm.