Shqipëria po përballet sonte me Letoninë në Riga, në ndeshjen e katërt për këtë edicion kualifikues për Kupën e Botës 2026. Kjo është ndeshja e katërt për kuqezinjtë në këtë edicion, ku deri tani regjistrojnë 1 humbje ndaj Anglisë, 1 fitore ndaj Andorrës dhe 1 barazim ndaj Serbisë.

Sot, Shqipërisë i bën punë vetëm fitorja, asnjë rezultat tjetër. Në rast se kuqezinjtë e drejtuar nga Sylvinho duan të mbajnë ende gjallë shpresat për vendin e dytë, duhen me patjetër të fitojnë sot.

Minutat e para kanë qenë më të mira për kuqezinjtë, por vendasit patën shansin e artë për të kaluar të parët në avantazh. Në minutën e 17-të, pas një kundërsulmi të shpejtë, letonezët zënë në befasi mbrojtjen tonë dhe Kumbulla pengon sulmuesin  e Letonisë, Gutkovskis, brenda zonës, arbitri jep 11 metërsh.

Thomas Strakosha kthehet në hero dhe pret penalltinë e goditur nga Ikaunieks. Rezultati vazhdon ende 0-0.

SHIKORASTINEPENALLTISE

SHIKOPRITJENESTRAKOSHES

The post Kumbulla shkakton penallti, Strakosha mban në lojë Shqipërinë me pritjen e tij (video) appeared first on Telesport.