Janë luajtur sot ndeshjet e fundit për fazën e grupeve në zonën e Azisë për kualifikueset për Kupën e Botës 2026. Në këtë fazë, ishin 3 grupe me nga 6 ekipe secila dhe 10 ndeshje në total. Dy të parat e çdo grupi kualifikohen direkt për në Botëror, ndërsa dy vendet e treta dhe të katërta për çdo grup shkojnë në një play-off mes tyre, ku vetëm dy ekipe do sigurojnë direkt biletën për në Botëror.
Pra, nga zona e Azisë kualifikohen 8 ekipe dhe një e 9-të ka shanse përmes një play-offi ndërkontinental. Në grupin A, janë kualifikuar Irani dhe Uzbekistani, ky i fundit për herë të parë në historinë e tij. Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katari shkojnë në play-off.
Në grupin B, janë kualifikuar Koreja e Jugut dhe Jordania, ndërsa Irak dhe Oman shkojnë në play-off. Omani shkon në play-off pas një barazimi dramatik që mori në minutat e fundit shtesë ndaj Palestinës, e cila po fitonte 1-0 dhe me atë rezultat kishte mundësi të shkonte drejt play-offit, që padyshim do ishte diçka historike, por Oman barazoi shifrat në minutën e 97-të, nga pika e bardhë e penalltisë.
Në grupin C, kaulifikohen Japonia dhe Australia, ndërsa Arabia Saudite dhe Indonesia shkojnë në play-off. Nga 6 ekipet që janë në play-off, dy të kualifikohen direkt në Botëror dhe e treta më e mirë do të shkojë në një play-off tjetër ndërkontinental.
The post Kualifikueset për Kupën 2026, zona e Azisë: 6 ekipet që sigurojnë zyrtarisht biletën, 3 të tjera janë ende në lojë appeared first on Telesport.
