Shqipëria nuk shkoi më shumë e barazimi 1-1 në Riga ndaj Letonisë, në ndeshjen katërt kualifikuese për kuqezinjtë për Kupën e Botës 2026. Pas këtij barazimi, i cili zbeh shumë shanset për të mbajtur vendin e dytë, kanë folur për mikrofonin e “Supersport”, disa nga protagonistët kryesor të takimit.
“Jemi të mërzitur shumë, pasi nuk kemi luajtur mirë sot. Shanse për vendin e dytë kemi akoma. Ekipet e vogla si Letonia mbyllen, rrijnë shumë në mbrojtje dhe ta bëjnë shumë të vështirë të krijosh raste.
“U zgjuam vonë në pjesën e dytë dhe nuk ishim të përgatitur mirë nga ana mendore. Duhej të ishim më të përqendruar. Gjithsesi, akoma nuk ka mbaruar. Duhet të marrim pikët e plota në fushën tonë ndaj Letonisë”, tha Strakosha.
“Ishte një ndeshje shumë e vështirë. Në pjesën e dytë u mbrojtën mirë dhe nuk na lanë shumë hapësira. Kur të kthehemi në shtator, duhet një Kombëtare tjetër”, tha Asllani.
The post “Kemi ende shanse për t’u kualifikuar”, flasin pas barazimit, Broja, Asllani dhe Strakosha appeared first on Telesport.
